Data e fillimit/Data e përfundimit: 11/2020 - 11/2021
Partnerët në zbatim: Projekti zbatohet vetëm nga World Vision Albania
RRUGËT E ZHVILLIMIT TË KARRIERËS: PËRGATITJA E TË RINJVE NGA SHQIPËRIA DHE MALI I ZI PËR MUNDËSI KARRIERE NË SEKTORIN E TURIZMIT
Donatori: Delegacioni i BE-së/ Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale në Mal të Zi Në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi- Shqipëri 2014-2020.
Data e fillimit/Data e përfundimit: 12/2020 - 09/2022
Partnerët në zbatim: World Vision Albania (WVA) në partneritet me Organizatën New Horizon, Institucionin Publik Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” Ulqin dhe shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër
"PËRMIRËSOJMË REZILIENCËN E FAMILJES NË SITUATA EMERGJENTE"
Donatori: UNDP Albania
Data e fillimit/Data e përfundimit: 01/2021 – 07/2022
Partnerët në zbatim: Projekti zbatohet vetëm nga World Vision Albania
TË RINJTË E LEZHËS SI AMBASADORË KYÇ QË PROMOVOJNË QËNDRUESHËRI DHE MIRËQENIE MENDORE
Donatori: Ambasada Britanike në Tiranë
Data e fillimit/Data e përfundimit: 1/2021 - 03/2021
Partnerët në zbatim: Projekti zbatohet vetëm nga World Vision Albania
“NDËRTIMI I REZILIENCËS DHE AFTËSIVE PËR REDUKTIMIN E RISKUT NDAJ FATKEQËSIVE (RRF) NËPËRMJET ANGAZHIMIT TË SHKOLLËS DHE KOMUNITETIT”
Donatori: UNICEF Albania
Data e fillimit/Data e përfundimit: 04/2021 - 12/2021
Partnerët në zbatim: Projekti zbatohet vetëm nga World Vision Albania
NJË ALTERNATIVË ZHVILLIMI E QËNDRUESHME PËR TË RINJTË DHE KOMUNITETET NË LIBRAZHD
Donatori: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri (IPA2018)
Data e fillimit/Data e përfundimit: 10/2021 – 02/2024
Partnerët në zbatim: World Vision Albania (WVA) në partneritet me Bashkinë Librazhd
QENDËR KOMUNITARE PËR SHËRBIME NDAJ AFTËSISË SË KUFIZUAR - PRRENJAS
Donatori: Bashkimi Evropian (BE) nëpërmjet Instrumentit për asistencë para- anëtarësimit (IPA III)
Data e fillimit/Data e përfundimit: 6/2022 - 10/2024
Partnerët në zbatim: World Vision Albania (WVA) në partneritet me Bashkinë Prrenjas
PËRMIRËSIMI I JETESËS PËRMES RUATJES SË BIODIVERSITETIT TË PARKUT NATYROR KORAB-KORITNIK
Donatori: Prespa Ohrid Nature Trust - PONT
Data e fillimit/Data e përfundimit: 6/2022 - 6/2023
Partnerët në zbatim: World Vision Albania (WVA) në partneritet me Agritra Vizion
Asllani nga Thumana është pensionist. Pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar duke punuar si traktorist dhe bujk, ndërsa vitet e fundit është marrë edhe me punime dekorative.
11 familje të tjera në Thumanë janë mbështetur me 644 rrënjë fidanë frutorë në kuadër të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”.
English below - Përgatitja e çokollatave artizanale me amballazhim të personalizuar, gatime tradicionale, punime artizanale, ëmbëlsira të freskëta në zonën e Gucisë, apo një mini-bar që ofron pije freskuese dhe fruta ishin disa prej 14 projekt-ideve në fushën e turizmit të prezantuara nga të rinj e të reja shkodranë në një aktivitet mes miqsh
57 prindër në Bashkinë Krujë janë bërë pjesë e një trajnimi me fokus ndërtimin e praktikave të shëndetshme të prindërimit dhe të aftësive të nevojshme për të përballuar më mirë situatat e emergjencës në të ardhmen.
Bletët për të nuk janë thjesht një pasion, janë puna e përditshme, përkujdesje pa kushte, dhe një trashëgimi e vyer nga i ati. Një pasuri të madhe e quan “Parkun me Bletë”, Floreta, fermerja 43- vjeçare nga Librazhdi e cila që në vegjëli është rritur në një shtëpi që mbante bletë.