Si prindër/kujdestarë ju keni një punë të madhe. Ju jeni ata që i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten, të zhvillojnë ndjenjën e përkatësisë dhe të lidhjes me familjen. Ju i mësoni fëmijëve tuaj aftësitë shoqërore dhe jetësore. Ju i ndihmoni fëmijët tuaj të ndihen të dashur. Ju gjeni mënyra për të siguruar që fëmijët tuaj të ndihen të veçantë, unikë dhe të rëndësishëm. Ju i mbani fëmijët tuaj të sigurt.
Por, si të ndërtojmë marrëdhënie pozitive me fëmijët? Si të kalojmë kohë cilësore me ta? Çfarë është disiplinimi pozitiv?
Njihuni me disa këshilla shumë praktike mbi marrëdhënien prind-fëmijë përmes 5 moduleve të trajnimit për "Prindërimin Pozitiv”, të përgatitur nga World Vision Albania me qëllim pajisjen e prindërve/kujdestarëve me njohuri shtesë lidhur me disiplinën pozitive.