Shkodër - Panairi i të rinjve për mundësi punësimi
Të rinj dhe të reja nga shkollat profesionale, “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe "Vëllazërim Bashkim" në Ulqin, u bënë bashkë në aktivitetin “Panairi i të rinjve: Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit”, që u zhvillua në ambientin para bashkisë Shkodër.