Rëndësia për të investuar tek çështjet që prekin rininë sot, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkanin Perëndimor, për t’i fuqizuar të rinjtë që të jenë aktivë në aspekte që prekin jetën e tyre, është një proces që ka nevojë për partneritet në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.
Kosovë - Bullizmi; braktisja e shkollës; përkrahja e fëmijëve me aftësi të kufizuara; hapësirat kreative për të moshuarit, të rinjtë e fëmijët; por edhe ndërgjegjësimi për jetë të shëndetshme janë vetëm disa ndër 20 nismat komunitare që të rinjtë e grupmoshës 18-25 vjeç kanë ndërmarrë në 6 komuna të Kosovës.
U lançua në Dibër raporti i parë i monitorimit të Shoqërisë Civile mbi Planin Kombëtar të Veprimit të Aftësisë së Kufizuar (2016-2020). Mbi 83% e personave me aftësi të kufizuara pohojnë se janë të pakënaqur me shërbimet e specializuara.
Projekti “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN do të angazhojë rreth 1900 të rinj në 19 zona të Shqipërisë për 9 muaj. Drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor znj.