Çfarë është një ngjarje traumatike? Fatkeqësitë, epidemitë, pandmemia! Cilat janë pasojat që shkaktojnë te fëmijët dhe si t’i njohim e t’i trajtojmë ato?
Të gjitha këto informacione vijnë të shtjelluara nga profesionistë të fushës në këtë manual në ndihmë të shërbimit psiko-social shkollor për të mbështetur mirëqënien mendore të fëmijëve në shkolla.
Duke kombinuar aspektet teorike me ushrime dhe lojra praktike , ky manual vjen në ndihmë të komunitetit shkollor se si me njohuritë, aftësitë dhe materialet e duhura shkolla mund të kthehet në një ambient më cilësor që mbështet fëmijët dhe të rinjtë t’i kthehen normalitetit gradualisht pas situatave të emergjencës ose traumave të ndryshme.
Në një kontekst emergjence por dhe më pas, përveç aspektit të shëndetit fizik, shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm e sidomos për fëmijët dhe adoleshentët. Pas dy situatave emergjente që vendi ynë eshte ende duke kaluar, në sfidat që tërmeti dhe pandemia kanë lënë pas, në kuadër të projektit “Ndërtimi i reziliencës dhe aftësive për Reduktimin e Riskut ndaj Fatkeqësive (RRF) nëpërmjet angazhimit të shkollës dhe komunitetit”, ky manual u hartua me synim që t’i vijë në ndihmë gjithë sistemit arsimor në Shqipëri.
Ky projekt mbështetet nga UNICEF Albania, #SDGAccelerationFund, nëpërmjet financimit të qeverisë holandeze dhe zbatohet nga World Vision Albania, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
#resilience #buildingbackbetter #childrenandadolescentsactivism #DRR4Schools