Një rrugëtim shprese dhe transformimi- 20 Vjet World Vision në Shqipëri dhe në Kosovë

cover

World Vision shënon këtë vit 20 vite punë në Shqipëri dhe Kosovë. Sot ne jemi të përkushtuar të përmirësojme jetët e më shumë se 50.000 fëmijëve në 24 bashki dhe komuna.

Jetë në plotësi për çdo fëmijë!

Gjatë dy dekadave, ne kemi punuar për të krijuar një mjedis ku fëmijët të kenë mundësi të rriten me dinjitet dhe të zhvillojnë potencialin e tyre.

 “Zbatimi i të drejtave të njeriut, mirëqeverisja ku pjesëmarrja e komunitetit është parakusht dhe strukturat dhe sistemet e drejta janë gjërat që ne do jemi duke punuar në vitet në vijim , prandaj për këtë na duhet ndihma e secilit prej jush sot. Vetëm së bashku, në partneritet mund ti bëjmë ballë sfidave të kohës që janë rreth nesh dhe të shohim me shpresë drejt një të tashmeje dhe të ardhmeje impresionuese për fëmijë dhe të rinjtë në Shqipëri dhe Kosovë.  Kanë kaluar 20 vite, por misioni i World Vision në Shqipëri dhe Kosovë vazhdon”,- tha në fjalën e saj,  Znj. Eljona Boçe Elmazi, Drejtore Kombëtare e World Vision në Ballkanin Perëndimor, gjatë eventin të 20 vjetorit të World Vision në Shqipëri dhe Kosovë të mbajtur në Muzeun Historik Kombërtar, më 12 shtator 2019.