Sot në orën 9, pranë Muzeut Kombetar, World Vision iu bashkua Maratonës së Tiranës për të mbështetur kauzën për mbrojtjen e fëmijëve "Më përkrah! Mos dhuno!.
“Ti ke një vend të veçantë në zemrën time”, - i tha Nikola Shreli Aurelit, 9 vjeç, nga zona e Bathores në Tiranë, të cilin e sponsorizon prej me shumë se 3 vjetësh. Nikola është një aktor hollivudian dhe skenarist nga Detroit, Michigan, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është djalë i dy emigrantëve shqiptarë. Kjo ishte hera e parë që ata u takuan.