“Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket,”- thotë një fjalë e urtë.
Si prindër/kujdestarë ju keni një punë të madhe. Ju jeni ata që i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten, të zhvillojnë ndjenjën e përkatësisë dhe të lidhjes me familjen. Ju i mësoni fëmijëve tuaj aftësitë shoqërore dhe jetësore. Ju i ndihmoni fëmijët tuaj të ndihen të dashur. Ju gjeni mënyra për të siguruar që fëmijët tuaj të ndihen të veçantë, unikë dhe të rëndësishëm. Ju i mbani fëmijët tuaj të sigurt.
Por si të ndërtojmë marrëdhënie pozitive me fëmijët? Si të kalojmë kohë cilësore me ta? Çfarë është disiplinimi pozitiv?
Njihuni me disa këshilla shumë praktike mbi marrëdhënien prind-fëmijë në kurrikulën e "Prindërimit Pozitiv”, të përgatitur nga World Vision Albania me qëllim pajisjen e prindërve/kujdestarëve me njohuri shtesë lidhur me disiplinën pozitive.