Hapet e parë është një tablo ndjesish, ku përmes rrëfimeve të prindërve dhe të terapistëve të programit social “Tungjatjeta…Jetë” do të përjetoni emocione të forta, sfida, përkushtim, por edhe lot gëzimi.
Lot gëzimi të familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara që pak nga pak kanë nisur të hedhin disa hapa të parë e të sigurtë drejt përmirësimit, ndërsa të tjerë vijojnë me këmbëngulje të provojnë...
Që në shfletimin e parë të kësaj broshure do të përjetoni forcën e brendshme të fëmijëve për t’ia dalë mbanë e do të kuptoni shpresën që bashkë me ju kemi sjellë në rrugëtimin e secilit prej fëmijëve dhe familjeve të programit social të World Vision Albania.
Me mbështetjen dhe kontributin e secilit prej jush, “Tungjatjeta...Jetë” u bë realitet.
Ju do të jeni dëshmitarë të një pune të bërë me zemër, që do t’ju bëjë të gëzoni për çdo sukses të vogël në dukje, por rrënjësor për fëmijët me aftësi të kufizuara …
Ti mund të ndryshosh një jetë… Vërtetë mundesh…