Nga Laura, Dibër: Historia e Emirit

Laura Biba, Diber

Dhuna është një prej fenomeneve më të shpeshta në ditët e sotme, që prek mijëra familje dhe fëmijë. Këtë fenomen e ka jetuar në kurriz dhe një djalë, që quhet “Emir”.

Kur studionte në klasë të nëntë ai kaloi një e periudhë të vështirë në jetën e tij. Çdo ditë në shkollë moshatarët e tij e tallnin duke përdorur emrin e nënës së tij. Kjo mënyrë e të ushtruarit  presion mbi të tjerët duke përdorur emrat e prindërve, është përhapur shumë këto vitet e fundit në shkolla.

Fillimisht, ata që e ngacmonin filluan t’i kontrollin rrjetet e tij sociale, duke ruajtur dhe postuar fotot e tij, më pas ato e ofendonin ngado që shkonte, e ndiqnin dhe i hidhnin edhe copa letre me mesazhe ofenduese. Gjendja e tij u rëndua së tepërmi, aq sa u detyrua të ndërronte edhe klasën, por kjo nuk ndryshoi asgjë. Dhuna psikologjike e ushtruar mbi të, pasoi edhe me dhune fizike.

Emiri filloi të kishte përplasje me shokët e tij dhe zënkat mes tyre ishin kthyer në një zakon të përditshëm. Ai mundohej të mos dukej i dobët para të tjerëve, por gjithmonë ishte ai që humbiste. Ishte lodhur nga të njëjtat gjëra çdo ditë, nga të njëjtat ofendime e zënka.

Ermiri mendoi të ndërronte shkollën, por viti shkollor ishte thuajse në përfundim dhe do të kishte probleme edhe me provimet e lirimit në fundvit. Dukej sikur s’kishte një zgjidhje dhe kjo e vërtetë e hidhur ishte tepër e vështirë që të pranohej, as prindërit e tij nuk dinin si të veproni dhe ndiheshin të shqetësuar për gjendjen e djalit të tyre.

Një ditë një prej mësueseve të shkollës së Emirit mori përsipër që djaloshi të përfundonte shkollën duke i eleminuar disi zënkat me shokët, por me kushtin që Emiri nuk do të përfshihej më në konflikte dhe do të bënte sikur nuk i dëgjonte ofendimet dhe fjalët e kota të shokëve të tij.

Emiri ia doli ta përfundoj shkollën. Gjërat u duken sikur në një farë mënyre u sheshuan dhe s’pati më konflikte. Pas përfundimit të shkollës Emiri i kaloi edhe pushimet verore në qytet dhe në fillim të shtatorit, në sezonin e ri shkollor, ai u largua në Itali. Atje filloi shkollën dhe një jetë te re, duke harruar pas gjithçka kishte ndodhur me të.

Emiri vendosi të mos e kthente me kokën pas, duke filluar një jetë të re. Tashmë jeta për të kishte një kuptim tjetër, larg zënkave, paragjykimeve.

Dhuna nuk zgjidh asgjë. Ajo është thjesht një mënyrë që i bën njerëzit të vuajnë dhe të harrojnë se kush janë. Historia e këtij djali, ishte frymëzim për shumë të tjerë me të njëjtin problem në shkollë, që tashmë janë të gatshëm për të rifilluar një kapitull të ri, larg atyre që i lëndojnë.