World Vision në mënyrë të rregullt mbështet kampe verore të organizuara nga organizata ose institucione në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Këto kampe organizohen për kategori të ndryshme të fëmijëve të cënueshëm dhe synojnë të kontribojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Duke i konsideruar kampet verore si një eksperiencë pozitive në zhvillimin e fëmijëve, mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe për të parë modele pozitive sociale dhe psiko- edukuese, WVA edhe për vitin 2022 është e gatshme për të kontraktuar organizata, fondacione, institucione apo ofrues të ndryshëm shërbimi të cilat organizojnë kampe verore me fjetje sipas kritereve të përcaktuara nga WVA.
WVA kualifikon si kampe verore (me fjetje) realizimin e një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative të zhvilluara në një kuadër kohor që shkon 5 ditë njëra pas tjetrës (Hënë-Premte), 4 netë fjetje dhe me përfshirjen minimalisht të fëmijëve në 38 orë program (aktivitete mësimore dhe argëtuese) gjatë gjithë kampit dhe jo më pak se 15 orë për fëmijët me aftësi të kufizuara, sipas orarit të programit të kampit veror specifikuar në Shtojcën B.
Në këtë kuadër, WVA mirëpret aplikime për organizim të kampeve verore me fjetje të cilat do të vlerësohen kundrejt kritereve të përshkruara për organizimin e kampeve verore.
Pasi të jetë bërë vlerësimi i propozimit të programit të kampit veror, buxhetit (përfshirë koston për fëmijë), WV do t’i kthejë përgjigje institucionit/organizatës për vendimin e marrë, sidoqoftë ai.
Aplikimet mund të vijnë nga organizata/fondacione/institucione/ofrues shërbimi të ndryshëm, me vendndodhje në cilëndo pjesë të Shqipërisë. Preferohen ato kampe që sigurojnë ambjente/hapësira të mjaftueshme /përshtatshme për organizimin e aktiviteteve sportive.
Ky shërbim do të menaxhohet përmes marëdhënies kontraktuale tregtare (kundrejt faturimit)
Për më shumë informacion mbi aplikimin tuaj ju lutem referojuni tre dokumentave bashkangjitur: