Duke i konsideruar kampet verore si një eksperiencë pozitive në zhvillimin e fëmijëve, mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe për të parë modele pozitive sociale dhe psiko- edukuese, WVA edhe për vitin 2022 është e gatshme për të kontraktuar organizata, fondacione, institucione apo ofrues shërbimi të ndryshëm të cilat organizojnë kampe verore ditore (pa fjetje) sipas kritereve të përcaktuara nga WVA.
WVA kualifikon si kampe verore realizimin e një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative të zhvilluara në një kuadër kohor prej 5 ditësh njëra pas tjetrës (Hënë-Premte) dhe me përfshirjen minimalisht të fëmijëve në 25 orë program (aktivitete mësimore dhe argëtuese) gjatë gjithë kampit dhe jo më pak se 15 orë për fëmijët me aftësi të kufizuara, sipas orarit të programit të kampit veror specifikuar në Shtojcën B.
Në këtë kuadër, WVA mirëpret aplikime për organizim të kampeve verore me fjetje të cilat do të vlerësohen kundrejt kritereve të përshkruara për organizimin e kampeve verore.
Pasi të jetë bërë vlerësimi i propozimit të programit të kampit veror, buxhetit (përfshirë koston për fëmijë), WV do t’i kthejë përgjigje institucionit/organizatës për vendimin e marrë, sidoqoftë ai.
Aplikimet mund të vijnë nga organizata/fondacione/institucione/ofrues shërbimi të ndryshëm, për kampe verore të cilat organizohen pranë zonave ku jetojnë fëmijët, përkatësisht në: Tiranë, Durrës, Dibër.
Preferohen ato kampe që sigurojnë ambjente/hapësira të mjaftueshme /përshtatshme për organizimin e aktiviteteve sportive.
Ky shërbim do të menaxhohet përmes marrëdhënies kontraktuale tregtare (kundrejt faturimit)