Organizata World Vision Albania po kërkon të informojë stafin në baza të rregullta ditore përmes një raporti monitorimi të mediave që do të konsitojë në pasqyrimin e lajmeve kryesore në Shqipëri dhe Kosovë në përgjithësi.
Raportimi do të ishte e preferueshme të jetë i ndarë në dy sesione:
Së pari, ju lutem dërgoni ofertën tuaj financiare (me TVSH përfshirë) se sa kushton shërbimi mujor dhe sa kohë jeni të gatshëm të mbani këtë cmim mujor lidhur sa me lart (e preferueshme 2 vjet).
Gjithashtu jeni të lutur të sillni dhe një përshkrim të shkurtër të shërbimeve të tjera që ofroni me kostot përkatëse në lidhje me monitorimin jo vetem të medias por dhe në terma matjesh audience dhe KPI.
Së dyti në kuadër të procesit të preselektimit që departamenti i prokurimit ndërmerr për të kualifikuar bizneset/kompanitë në listën e bashkëpunëtorëve të WVA, nëse nuk keni bashkëpunar me World Vision Albania në 12 muajt e fundit ju lutem të plotësoni dhe dërgoni dokumentacionin si më poshtë, brenda datës 22 prill 2022.
Formularet e mëposhtëm (2 formularë) duhet të plotësohen dhe duhet të dërgohen të firmosur në formatin PDF vetëm (dhe tek asnjë e-mail tjetër) në adresën e e-mailit: Procurement_Albania@wvi.org
- WV KODI I SJELLJES SE FURNITORIT
- eng-shqip_FORMULAR REGJISTRIM Suppliers registration form.xlsx
Bashkë me ofertën financiare dhe 2 formularët e bashkëlidhur, jeni të lutur të dërgoni edhe: Niptin e subjektit, një përshkrim si edhe listën e shërbimeve ekstra që mund të ofroni.
Ju faleminderit dhe suksese!