Lehtësimi i Biznesit është një model i zhvillimit ekonomik, i ndërtuar për të përmirësuar mirëqenien e fëmijeve nga familjet e varfëra, duke ndihmuar prindërit dhe kujdestarët për të rritur të ardhurat e familjes, përmes zhvillimit të bizneseve të vogla, fitimprurëse dhe të qëndrueshme (zakonisht mikro-ndërmarrje). Ky projekt është duke u zbatuar në tre Programe Zhvillimi të WV Shqiperi; në Korçë, Kurbin, dhe Librazhd.
Projekti ka filluar në vitin 2014 në Kurbin dhe Librazhd, duke u ndjekur nga fillimi i punës në Korçë, në Prill 2015.
Fuqia e qasjes së modelit të Lehtësimit të Biznesit, qëndron në kombinimin e këtyre tre komponentëve.
Aktualisht, në të tre zonat ku World Vision zbaton projektin, mbështetet krijimi dhe fuqizimi i Këshillit Komunitar të Biznesit. Kjo është një formë organizimi për biznesin lokal, që ka si qëllim analizimin e situatës së biznesit (problemet dhe mundësitë) dhe gjenerimin e zgjidhjeve për përmirësim.
Zgjidhjet mund të jenë ndërhyrje të drejtpërdrejta fizike në përmirësimin e infrastrukturës, teknologjisë dhe kapaciteteve të biznesit, ose advokim ndaj vendimmarrësve. Këshillat Komunitarë kanë zhvilluar planet e tyre dhe po mbështetin në mënyre aktive zbatimin e këtyre planeve në terren.
Bizneset e synuara në të tre rajonet janë kryesisht në bujqesi, pasi ky sektor perfaqëson gati 90% të aktivitetit ekonomik të këtyre zonave.
Referuar të dhënave deri në prill të vitit 2017, projekti ka pasur nje ndikim të rëndësishëm tek anëtarët e komunitetit dhe bizneset.
Projekti është angazhuar me sukses në të shtatë fushat e ndërhyrjeve, të shtjelluara më poshtë.
1. Qasja në sherbimet e zhvillimit të biznesit:
344 pronarë biznesi (189 gra dhe 155 burra) kanë përmirësuar njohuritë e tyre mbi menaxhimin e biznesit përmes programit të trajnimit.
2. Mundësimi i sistemit Legjislativ dhe Rregullator
168 biznese (67 gra dhe 101 burra) janë regjistruar zyrtarisht me mbështetjen e projektit
3. Inputet dhe Furnizimet:
Nisma e advokimit të Këshillit të Biznesit të Komunitetit e ka ndikuar Bashkinë që të rritë buxhetin vjetor për bujqësinë në më shumë se 50% krahasuar me vitin e kaluar (rreth 30,000 dollarë). Ndikimi i pritur i investimit të planifikuar do të përmirësojë sistemet e ujitjes dhe të kullimit për një total prej 5,681 ha tokë.
4. Infrastrukturë, Transport, Telekomunikacion dhe Shërbime:
128 biznese janë përkrahur drejtpersëdrejti për të përmirësuar teknologjinë bujqesore dhe blegtorale
5. Financat dhe shërbimet financiare:
128 biznese i referohen institucioneve financiare dhe 19 prej tyre janë kualifikuar për kredi dhe kanë investuar në zhvillimin e biznesit.
6. Informacion për Tregjet dhe Shitjet:
Promovohen dhe mbështeten 12 rrjete biznesi me pjesëmarrjen e 162 pronarëve të bizneseve
7. Kultura dhe Administrimi i biznesit:
Te gjitha bizneset e synuara janë mbështetur për të aplikuar njohuritë e fituara përmes programit të ndërtimit të kapaciteteve, veçanërisht metodologjisë të praktikimit (coaching). Pronarët e bizneseve janë shumë më të motivuar dhe kanë rritur ndjeshëm të kuptuarit mbi rëndësinë dhe përfitimin e zhvillimit të biznesit të tyre.