Organizata World Vision Albania, bazuar në aktivitetin e saj në ndihmë të komuniteteve e shkollave dhe më gjerë, shpall të hapur fazën për preselektim biznesesh të interesuar me aktivitet në fushën e mobiljeve, kryesisht për shkolla: Preselektim NO-20 FY22 me objekt “Blerje mobiljesh për shkolla”.
Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:
A-Dokumentat për preselektim :
1. Certifikatë Regjistrimi dhe Informata mbi Biznesin (QKB Historiku)
2. Informacion mbi strukturën e biznesit (plotësoni doc.1 bashkangjitur- formular regjistrim biznesi)
3. Plotësoni Kodin e Sjelljes së Furnizuesit, politikat (doc.2 bashkangjitur WV politikat e biznesit)
Mënyra e aplikimit :
• në adresën e emailit procurement_albania@wvi.org (Të gjithë aplikimet e dërguara në emaile të tjera nuk do të merren në konsideratë).
Shënime të rëndësishme:
1. Bizneset që plotësojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për preselektim do të vlerësohen nga komiteti i prokurimit dhe nëse përmbushin kriteret do të konsiderohen pjesë e listës së bizneseve me të cilët organizata mund të punojë gjithmonë.
2. Kapaciteti i emailit tonë është 32MB, nëse dokumentat e dërguara janë më shumë se ky kapacitet, ju lutem përdorni metoda si zip dokumentat, compress file, google link etj .
3. Çdo aplikim që nuk dorëzohet në adresën e emailit procurement_albania@wvi.org, nuk do të pranohet.
4. Çdo aplikim që vjen pas afatit nuk do të konsiderohet.
5. Vetëm për pyetje kontaktoni në adresën e emailit: ardi_avdillari@wvi.org ose nr.cel 0692403629.
8. Fillimi i publikimit për aplikim fillon 14 Prill 2022- përfundon 21 prill 2022.
9. Pas kualifikimit në fazën e preselektimit, procedohet më tej me kërkesën për ofertë financiare vetëm me bizneset e kualifikuara.
Ju mirëpresim.