Nismat e grupeve rinore IMPACT

148 nisma janë ndërrmarë nga anëtarët e 98 klubeve IMPACT gjatë vitit 2020 anekënd Shqipërisë në 11 bashki të vendit: Dibër; Shkodër, Lezhë, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Durrës, Librazhd, Prrenjas, Korçë dhe Maliq. Të rinjtë janë përfshirë në aktivitete duke rritur aftësitë vendimmarrëse; vetë-efikasitetin; aftësitë për tregun e punës dhe aftësitë drejtuese që ata të jenë anëtarë aktivë në komunitetet e tyre.

Rrugëtimi i të rinjve do të vijojë me përfshirjen në nisma sportive që synojnë promovimin e aktivizmit rinor, gjithëpërfshirjen dhe barazinë gjinore. Gjatë këtij viti të rinjtë e klubeve IMPACT do të jenë pjesë aktive e procesit konsultues për finalizimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë duke kërkuar më shumë mundësi për të tashmen dhe të ardhmen e tyre.