Jo më në rrugë!

DSC_0139

29.4%% e fëmijëve në Shqipëri raportojnë se janë të detyruar të punojnë për të siguruar të ardhura në familje.

1 vit më parë në rrethinat e Laçit tre djem, kur më i madhi prej tyre vetëm 12 vjeç dhe më i vogli 8 vjeç, dilnin çdo ditë në rrugë për të shitur cigare… (shiko historinë këtu)

Një vit më pas.

Kam 7 djem dhe një vajzë. Në raste nevoje, papunësie tre nga djemtë kanë shitur nga një paketë në rrugë… Por pasi u bë problem, nuk i nxjerr më dhe nuk do i nxjerr. Vetë do të punoj dhe do e përballoj vetë… Kam filluar pak tek tregu te shes ndonjë gjë të vogël! Kam premtuar që të mos i nxjerr më në rrugë! Kur fëmijët e mi dilnin për të shitur, ka patur netë që nuk flija, sepse vinin shumë vonë në shtëpi dhe bashkë me nusen na kapte ankthi. Tani vërtet nuk jemi mirë nga gjenjda ekonomike, por ama jemi të qetë që ata pas shkollës, vijnë drejt e në shtëpi.”- tregon sot, Hakiu babai i djemve.

Sot…

Rasti i tyre u bë publik në 20 nëntor 2017 në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve në vitin 2017 kur Grupi i të Rinjve dhe ai i  Mbrojtjes së Fëmijëve të World Vision në Kurbin përcolli realitetin e këtyre tre djemëve, nëpërmjet një video.

Sot gjithçka ka ndryshuar… Tre djemtë nuk dalin më në rrugë për të shitur … Sot ata ndjekin rregullisht shkollën…

Pas këmbënguljes së World Vision së bashku me Njësinë e Mbrojtes së Fëmijëve u arrit të ngrihej një tryezën teknike në mënyrë që të vinin në ndihmë familjes, por nga ana tjetër edhe te monitoronin që këta fëmijë nuk do të ishin më në rrugë.

Përveç vizitave në familje dhe daljeve tona në terren për të parë situatën, kemi gjetur një mekanizëm shumë të mirë raportimi tek komunitetit dhe shkolla. Shkolla na lajmëronë menjëherë, nëse fëmijët nuk kanë paraqiten dhe ka patur një ndjeshmëri shumë të lartë të njerëzve në komunitet për rastin e fëmijëve, ata menjëherë marrin në telefon. Ka më shumë se 6 muaj, që ata nuk dalin më në rrugë për të shitur”- thotë Kristjana Nezha, Punonjëse e Njësisë së Mbrojtjës së Fëmijëve në Bashkinë e Kurbinit.

Në përkrahje të familjes u arrit që kësaj të fundit t’i faleshin pagesat e prapambetuara të 5 viteve të ujit dhe të energjisë elektrike, ndërsa i ati ka zgjedhur të sigurojë të ardhura nëpërmjet shitjes së shpendëve dhe jo punës se fëmijëve. 

Ëndrrime fëminore

Për Klajdin 13 vjeçar dhe Nebiun 11 vjec, dy djemtë më të mëdhenj të familjes, ëndrra më e madhe është që të bëhen futbollistë. Një dëshirë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Ëndrra ime është që të luaj një ditë në një skuadër të madhe, në kampionate botërore, prandaj do përqëndrohem shumë të mësoj dhe të plotësoj ëndrrën time. Jam shumë i lumtur dhe ndjehem i sigurtë që po vazhdoj të vij në ekipin “Mirësia”. Shokët më përkrahin shumë dhe jeta ime ka ndryshuar tërësisht. Nuk do të doja të punoja me në rrugë edhe pse ekonomia jonë është e vështirë.”-thotë Klajdi.

Dy djemtë janë përfshirë në një projekti që World Vision ka nisur në bashkëpunim “Fara Mirësie” dhe ka si qëllim që të largojë fëmijët nga rruga. Sot dy djemtë po marrin klasa futbolli falas. Ata shkojn çdo ditë nga ora pas shkolle dhe qëndrojnë me fëmijë të tjerë në këtë qendër dhe tre herë në javë ata shkojnë në stërvitje, ushqejnë pasione, bëjnë aktivitet fizik të shendetshëm, mësojnë rreth frymës e grupit dhe sakfrificës në skuadër.

Sot ata jetojnë sërish fëmijërinë e tyre…