Magjia e librave në “Qyteza e Fëmijëve Korçë”

1 (1)

T’u mësosh fëmijëve magjinë e librit, nxitjen e imagjinatës së pakufijshme, aventurave që të shënojnë jetën… T’u japësh atyre mundësinë të pasyrojnë botën e tyre shpirtërore, fjalorin, të hapin horizonte të reja, por dhe t’i edukosh ata me modele pozitive që do t’i ndikojnë gjithë jetën.

Prej muajit korrik Biblioteka e Fëmijëvë ose e quajtur ndryshe Dhoma e Edukimit Magjik, në Qyteza e Fëmijëve Korçë ka nisur programin e Sfidave të Leximit Veror, një program i menduar për fëmijët e grupmoshës 7-10 vjeç, të cilët sfidohen të lexojnë 10 materiale të ndryshme (libra, revista dhe gazeta) për 10 javë deri në Shtator.

“Mësova që kishte një bibliotekë dhe që po fillonte një program leximi veror nga një shoku im. Unë kam lexuar edhe në shtëpi shumë libra, por në Bibliotekën e Qytezës së Fëmijëve në Korçë, më pëlqen më shumë. Më pas ftova dhe një shokun tim Mezi pres të fillojë shkolla që t’iu tregoj shokëve të klasës për sfidat e leximit veror”– tregon Vangjushi, 8 vjeç nga Korça.

Ai dhe Kimberli janë dy fëmijët e parë që kanë përfunduar me sukses sfidat e leximit veror, tek Biblioteka e Fëmijëve në Qyteza e Fëmijëve. Prej startimi i Dhomes se Edukimit Magjik, janë regjistruar 78 femijë nga mosha 4 deri ne 14 vjeç.

 “Sfidat nuk m’u dukën shumë të vështira. Sa mbaroja njërën mezi prisja të filloja të radhës. Kur i mbarova të 10 sfidat kisha mësuar shumë fjalë të reja. Libri që më ka pëlqyer më shumë deri tani është “5 javë në Balonë” nga Zhyl Vern. Më pelqejnë librat dhe komunikimi që kemi me njëri-tjetrin. Librat të pasurojnë fjalorin, zhvillojnë imagjinatën dhe të njohim më mirë njerëzit”- shprehet me pasion Kimberli, 9-vjeçare.

 “Të gjithë bashkëmoshatarëve të mi i them: Hajdeni të lexojmë dhe të mësojmë gjëra të reja” – bën thirrje vogëlushja.

Por Biblioteka e “Qyteza e Fëmijëve Korçë” ka një program për të gjitha grupmoshat.

Për ata nga 10-14 vjeç po zhvillohet një program tematik leximi për secilin nga 3 muajt e verës. Gjatë Korrikut fëmijë u përqëndruan tek Superheronjtë, në muajin gusht tema e materialeve janë Ishujt, ndërsa shtatori do të jetë i përqëndruar tek tematika e Gjuhëve të Huaja.

Gjithashtu biblioteka është menduar që të ofrojë programe për fëmijët e moshave 3-6 vjeç,  përmes risive si lojërave të tavolinës të mbeshtetura në metodologjinë Montessori, apo atyre puzzle.