Lunida nga Laçi: “Rrjeta” e rrezikshme e rrjeteve sociale

Lunida

Dëshira për të patur një faqe në Facebook për “Erlindën” vetëm 12-vjeç nga Laçi, ishte e madhe. Pa dijenë e prindërve, pa mbushur moshën e nevojshme, pa ditur rreziqet me të cilat mund të përballej, ajo ha një profil.

Mes kërkesave të shumta në adresën e saj, një ditë do të prezantohej një vajzë moshatare, të cilën nuk e njihte… Duke menduar se ishte e parrezikshme, ajo e pranoi kërkesën pa i treguar prindërve.

Kështu të dy “shoqet” nisën të bashkëbisedonin me mesazhe, filluan të krijonin shoqëri, të rrëfenin pjesë nga jeta e tyre, nga përditshmëria e tyre. Po një ditë “shoqja”, nuk u mjaftua vetëm me bisedat virtuale, por e ftoi “Erlindën” të takoheshin.12- vjeçarja pranoi. “Erlinda” shkoi në vendin dhe orën e caktuar. Atë ditë kishte harruar telefonin në shtëpi, mamaja e saj pa që një numër i panjohur po e telefononte.

Kur thirrja mbaroi në telefon u hap Messenger-i. E ëma nga kurioziteti pa mesazhin e fundit që “Erlinda” kishte nisur dhe u shqetësua. U nis menjeherë për në vendin e takimit, pasi filloi të dyshonte, sepse ishte një vend i braktisur. Pikërisht në momentin që ajo mbërriti, pa të bijën që po tentonin ta rrëmbenin. Pas asaj “shoqes” që komunikonte më të fshihej një djalë 25-vjeçar.

Në këtë moment tronditës, e ëma mundi vetëm të thërriste më të madhe për ndihmë. Ishte fat që në ato çaste po kalonin disa efektivë policie që kishin mbaruar turnin, ata ndërhynë dhe djali u arrestua dhe vajza nuk pësoi asgjë.

Rasti i “Erlindës”, ishte vërtet me fat po mund të kishte një fund tragjik.

Ajo çfarë unë dhe moshatarë të mi mësuam nga kjo histori ishte që mënya se si mund të mbrohemi nga ngjarje të tilla është që të flasim hapur me prindërit, të sensibilizojmë njëri-tjetrin, të ndajmë sa më shumë informacion dhe të mos i besojmë të panjohurve online.

#ItTakeAWorld