Shokët “mësues”…

You are here

  • 22-12-16 |

Shokët “mësues”…

Në shkollën e fshatit Podgorie në Korçë, nxënësit e mirë në mësime ndihmojnë shokët e shoqet e klasës që kanë vështirësi për të arritur të njëjtat rezultate me ta. Është viti i pestë që çdo ditë janë aty pas mësimit. Në rolin e mësuesit ata i shpjegojnë konceptet e reja, i ndihmojnë të zgjidhin ushtrime, përgatisin provime dhe i vendosin nota njëri - tjetrit.

Shumica e këtyre fëmijëve rriten me mungesën disa mujore të figurës së babait që i duhet të emigrojë për të siguruar të ardhura për familjen, nëna të mbyllura në vetvete, gjyshe kryefamiljare, probleme ekonomike e ndonjëherë edhe mësues të pamotivuar. Në këtë realitet jo shumë favorizues për të vegjëlit, mësuese Irmës së bashku me një grup nxënësish i lindi një ide: “Në klasë kemi gjithsesj 21 fëmijë. Janë rreth 5-6 nxënës të mirë që ndihmojnë 4-5 shokët e tyre. Fëmijët që ndihmohen kanë vështirësi me konceptet e reja që mësohen në matematikë, gjuhë dhe dituri natyre”, - tregon ajo.

Pavarësisht se prindërit e këtyre fëmijëve jo gjithmonë kanë qenë dakord, në asnjë rast nuk i kanë penguar ata.

Ariola është 11 vjeçe. Me lot në sy tregon se ndjehej keq kur donte të ishte njëlloj si shoqet e saj, por nuk ia dilte dot. Tani me ndihmën e tyre ka filluar të përparojë në mësime.

Mësuesja tregon se Ariola kishte problem me tabelën e shumëzimit, por pas 4-5 ditësh praktikë arriti ta mësojë.

Matematika është një nga lëndët më të vështira dhe Hysnia është një ndër vajzat që nuk e ka shumë të lehtë për ta kuptuar: “Unë kam patur probleme me matematikën. Tani ndjehem shumë e lumtur që më ndihmojnë shoqet”, thotë ajo.

Por jo gjithmonë çdo gjë shkon vaj. Ka edhe raste që grinden e debatojnë mes tyre, por shumë shpejt harrojnë.

Ndërkohë mësuese Irma tregon se fëmijët ndajnë çdo gjë bashkë. Është përpjekur t’iu mësojë se të gjithë janë të barabartë. “Në pushim të madh dhe në raste festash ndajnë çdo gjë me nxënësit që nuk kanë dhe si rrjedhojë shkëmbejnë me njëri-tjetrin”, –thotë ajo.

Greta është një nga vajzat që ndihmon miqtë e saj. Megjithëse ndonjëherë është e lodhshme për të, por thotë se lumturohet shumë kur arrin t’i ndihmojë shokët.

Mësuesja veçon një nga rastet që iu është dashur më shumë punë për t’ia dalë. “Kam një nxënës me vështirësi në të nxënë.  Për të, ato kujdesen më shumë se për gjithë të tjerët. E duarktrokasin kur ai arrin të shprehë një frazë, se ka problem me lidhjen logjike të fjalive dhe artikulimin. Por edhe ai ndjehet mirë me këtë gjë. Janë fëmijë që e marrin një gjë me shumë përgjegjësi dhe e çojnë deri në fund, jam e çuditur”, - tregon ajo.

Por ky nuk është i vetmi grup në shkollën e tyre. Kanë ekipin e pastrimit dhe higjenës, ekipin e rreshtimit. Me pak fjalë çdo nxënës në klasë ka një detyrë të caktuar.

Të vegjëlit kanë arritur të lidhen me njëri - tjetrin, të bëhen pjesë e vështirësive të bashkëmoshtarëve të tyre e mesa munden e të japin ndihmë për të zgjidhur sadopak nga barra e problemeve që asnjë fëmijë s’duhet të mbajë mbi supe. 

 

Tungjatjeta.al

 
Marigleni
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Emanueli
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Irena
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Altin
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni