Nga Klea & Antonela, Elbasan/ Një lule e “thyer”

reporteri klea & emanulea

Pavarësisht përpjekjeve për të qenë një shoqëri e denjë, nuk po arrijmë dot të largojmë fenomenin e dhunës, një fenomen i lindur bashkë me shoqërine njerëzore. Shpresh ndodh që dëgjojmë apo shikojmë raste dhunë, që në rastin më të keq, merr një jetë njerëzore dhe në rastin më të mirë, ndryshon rrjedhën e jetës  së atyre që preken.

Një rast i tillë është dhe ai i 9-vjeçares O.F, e cila për arsye sepse ka humbur një vit shkollor aktualisht është ende në vit të tretë gjimnaz. Ajo u regjistrua në vitin e parë gjimnaz në shkollën tonë dhe ndenji në klasën tonë për dy vite dhe në vitin e tretë u detyrua të largohej nga shkolla.

Ajo çdo ditë detyrohej të dëgjonte ofendime për pamjen, për moshën, për të folurën dhe për arsye nga më të kotat. O.F ishte një vajzë e gjatë, pak e shëndoshë, nuk kujdesej për veten dhe mesimet nuk ishin prioritet për të. Zëri i saj ishte pak i trashë dhe nxënesit i vinin epitete nga më të ndryshmet. Keqtrajtimi nga bashkëmoshataret  vinte nga të gjitha anët, nga djemtë dhe nga vajzat, por më i theksuar ishte nga djemtë. Nëqoftëse vajzat nuk kishin guxim t’a ofendonin hapur, djemtë po. Ato i thonin fjalë nga më të ndryshmet, veprime nga më injorueset dhe fyeset.

Shpeshherë ajo nuk vinte në shkollë, herë të tjera linte orët e mësimit, sepse keqtrajtimi që përjetonte nga bashkëmoshatarët ishte i madh. Nuk kishte shoqe, as shokë, ajo nuk e kërkonte ndihmën e psikologut apo mësuesve sepse mendonte që as ata nuk do ta ndihmonin. Ajo nuk ishte e pranishme asnjëherë në konsultimet me psikologun.

Në një nga bisedat e bëra me të, ajo nuk donte të shprehte ndjenjat e saj tek ne, e vetmja gjë që thoshte ishte: ”Unë nuk e meritoj këtë gjë, jam si të gjithë njerëzit e zakonshëm në këtë botë”. Ajo e kishte të vështirë të fliste për këtë temë dhe nuk ishte në gjendje të jepte një mesazh, sepse lotët e mbytën të tërën.

Vitin e tretë ajo u detyrua të largohej nga shkolla, sepse keqtrajtimi nga bashkëmoshatarët ndaj saj ishte tepër i madh. Në shkollën e re ajo thotë se ndihet më mirë, ka me shumë shokë dhe mbështetje. Ajo kishte lënë përshtypje tjera tek shkolla e re dhe djemtë e vajzat nuk e keqtrajtonin dhe shikonin punët e tyre. Kjo ishte zgjedhja e saj, që rezultoi e duhur për të, po a është kjo zgjidhja?